Befason Man. Siti, dërgon talentin 17 vjeçar te Xhirona
Mesfushori 17-vjeçar argjentinas Klaudio Eçeverri, që do të transferohet te Man. Siti në merkaton e janarit, nuk do të veshë menjëherë fanellën e kampionëve të botës.
Sipas mediave britanike, lojtari do të shkojë të luajë në një kampionat tjetër për të fituar përvojë. Me shumë gjasa, ai do të shkojë në Spanjë, për të luajtur me Xhirona-n, ekipin surprizë të këtij sezoni.
Si Man. Siti ashtu dhe Xhirona kanë të njëjtin pronar, “City Group”, që lehtëson këtë transferim të talentit argjentinas. Skuadra angleze e bleu Eçeveri për 25 milionë euro. Edhe pse vetëm 17 vjeç, ai po imponon të gjithë me lojën e tij. Ai fitoi edhe “Trofeo des Campeones” me skuadrën e tij të River Plate. Një talent që pritet të shperthejë edhe në Europë.
Xhirona është ekipi surprizë i këtij sezoni në La Liga, ku kryeson renditjen bashkë me Real Madrid. Kjo lëvizje e Man. Siti në merkato bëhet edhe për të ndihmuar ekipin-motër në Spanjë, në betejën për titull.