Skip to content
Portali Shprehja Portali Shprehja

We must explain to you how all seds this mistakens idea off denouncing pleasures and praising pain was born and I will give you a completed accounts off the system and expound

Slate’s Washington, 1707 L St. NW, Washington, D.C., 20036.

+012346789

example@gmail.com

Na ndjekni në çdo kohë
Portali Shprehja Portali Shprehja
  • Facebook
  • Ballina
  • Maqedoni
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndetsi
  • Kuriozitete
Shprehja-Logo---Color
  • LAJMI FUNDIT
 Albi Qamili: Pas një viti, kemi përfunduar afro 30% të programit për Tetovën/VIDEO
Maqedoni

Albi Qamili: Pas një viti, kemi përfunduar afro 30% të programit për Tetovën/VIDEO

November 18, 2026

AA

Nënkryetari i Tetovës, Albi Qamili, ka dalë me një bilanc për vitin e parë të punës. Në një paraqitje me video tha se është përfunduar afro 30 për qind e programit të premtuar para një viti.

“Realizuam 43 projekte rrugore dhe mbi 34 kilometra rrugë”, tha Qamili.

Sipas tij, rruga nga Reçica e Madhe deri te autostrada është gati. Asfalt i ri ka arritur në Saraqinë, Shipkovicë, Llacë, Xhepçisht dhe në rrugën për Sellcë. Është ndërhyrë edhe në bulevardin “V. S. Bato”, ndërsa qarkorja Lisec – Kodra e Diellit përurohet së shpejti.

Në infrastrukturën e ujit, thuhet se janë vendosur mbi 7 kilometra rrjet uji dhe ujëmatës digjitalë. Po ndërtohen edhe tre kanale të mëdha kundër përmbytjeve, në lagjen Dardania, te “V. S. Bato” dhe te Teteksi.

Për arsimin dhe familjet, Qamili tha se premtimi për 100 euro për çdo fëmijë që nis klasën e parë është realizuar që në vitin e parë. Mbi 150 nxënës mësojnë falas programim dhe inteligjencë artificiale, ndërsa mbi 300 marrin falas ndihmë nga psikologë dhe pedagogë. Po ndërtohen dy shkolla të mesme dhe dy pishina shkollore.

Në transport, është hapur një linjë e re publike plotësisht falas për Veshallën, Bozovcën dhe Brodecin. “Së shpejti po e bëjmë transportin publik falas edhe për studentët, lajm i madh për ta”, tha ai. Për qytetarët e tjerë mbetet falas nëse nuk kanë borxhe ndaj komunës. Janë hapur 374 vende të reja parkimi dhe parkingu te “Vero” është kthyer te komuna.

Qamili tha gjithashtu se po ndërtohet Stadiumi i ri i Tetovës, “simboli i ardhshëm i qytetit tonë”.

Sipas tij, e gjithë kjo është bërë duke eliminuar borxhet në përmbarues, që kanë mbetur vetëm rreth 2 milionë euro dhe do të shlyhen së shpejti. Ai e mbylli duke thënë se “Kapitulli i Dytë” vazhdon fuqishëm, deri në fund.

VIDEO KLIKO KËTU

Previous post
Të fundit
Maqedoni

Albi Qamili: Pas një viti, kemi përfunduar afro 30% të

November 18, 2026
Maqedoni

Agon Ferati takon studentët e UEJL-së, diskuton edhe për provimin

November 18, 2026
Maqedoni

Snopçe: Studentët nuk frikësohen me metoda të ish-sistemit komunist

November 18, 2026
Maqedoni

Faton Ahmeti i BDI-së: Nuk marr 180.000 denarë nga partia,

November 18, 2026
Maqedoni

Projektligji i ri për automjetet në RMV! Gjobë prej 100

November 18, 2026
  • Botë 18
  • Kosovë 5203
  • Kuriozitete 683
  • Maqedoni 15544
  • Shëndetsi 485
  • Showbiz 2108
  • Shqipëri 2158
  • Sport 6140
Të ngjajshme Për ju
Maqedoni

Agon Ferati takon studentët e UEJL-së, diskuton edhe

Ministri i Marrëdhënieve ndërmjet Bashkësive, Agon Ferati, ka zhvilluar një takim me studentët e Fakultetit Juridik të Universitetit të Evropës

Maqedoni

Snopçe: Studentët nuk frikësohen me metoda të ish-sistemit

Ndalimi në kufi i kryetarit të Parlamentit Studentor të Universitetit „Nënë Tereza“, i cili është një nga organizatorët e protestës,

Maqedoni

Faton Ahmeti i BDI-së: Nuk marr 180.000 denarë

Nënkryetari i BDI-së dhe Shef i Kabinetit të Kryetarit të partisë, Faton Ameti, ka demantuar kategorikisht informacionin se merr 180.000

Portali Shprehja Portali Shprehja
© Copyright 2014 - 2026. All rights reserved.