Ngjarje e rëndë në Pejë – Dyshohet se e mashtroi kinse do ta dërgonte në spital, por e dërgoi diku tjetër dhe e dhunoi
Policia e Kosovës ka arrestuar G.T. i vitit 2005, nën dyshimin për dhunim seksual.
Të shtunën rreth orës 2 e 45 të mëngjesit, Policia kishte pranuar një thirrje për rast në lagjen Karagaç.
Policia në vendin e ngjarjes kishte takuar dy vajza të cilat kanë raportuar së një i dyshuar iu ishte ofruar kinse për ndihmë, por pastaj e ka dhunuar seksualisht viktimën.
I dyshuari ёshtё larguar nga vendi i ngjarjes në drejtim tё panjohur.
Mirëpo, pas hetimeve intensive, Policia e Pejës ka arritur ta identifikojë dhe arrestoj të dyshuarin.
Me vendim të prokurorit, ai është dërguar në mbajtje për 48 orë.