“Çka kam me thanë…”- Gjysmë-vëllai i Pjetër Shalës e ndjek nga televizori dënimin ndaj tij prej Speciales, shpreh keqardhje
Familja e ngushtë e Pjetër Shalës nuk jeton në Kosovë. Megjithatë, jo të gjithë jetojnë jashtë vendit. RTK-ja e ka gjetur dhe ka folur me të vëllanë e tij nga nëna Andre Memqaj nga një fshat i Gjakovës. Atij i vjen keq për dënimin që gjysmëvëllai mori nga Gjykata Speciale.
Memqaj thotë se nga vitet e 80-ta nuk ka kontaktuar me të, ndonëse pas luftës është interesuar ta dijë nëse ishte gjallë. Sot, ai e pa gjysmëvëllanë nga televizori.
Shikon më vëmendje televizorin. Ky është Andre Memqaj, gjkysmëvëllai i Pjetër Shalës. Edhe pse thotë se nuk është takuar që nga vitet e ‘80-ta, ndjen dhimbje për të, teksa e sheh në televizion duke u dënuar nga Gjykata Speciale në Hagë. Megjithatë, thotë se ia lë në dorë drejtësisë.
“Çka kam me thanë. Sa i përket kontributit të tij i jap çdo lëvdatë por sa ka mujt me kontribu nuk di…”, shprehet Andre Memqaj, gjymë-vëllai i Pjetër Shalës
Ai thotë se është e dhimbshme për çdo njeri, por kjo nuk varet prej nesh edhe këto janë instancat më të lartat ndërkombëtare, dhe se siç thotë ai, ato le ta vlerësojnë”.
I gjithë interesimi për gjysmvëllanë ishte për të mësuar nëse ka shpëtuar nga lufta.
”Unë s’kam ditë për të a është gjallë a vdekur, deri në kohën pas çlirimit të Kosovës, kur kam iniciuar me anë të kryqit të kuq ndërkombëtar në krye me Walker në atë kohë, atëherë e kam vërtetuar që ka marr pjesë në luftë dhe së është gjallë, më ka interesuar veç a është gjallë a ku është”, thotë Andre Memqaj.
Ndonëse thotë se nga vitet 80-ta nuk janë takuar, ai tregon se fëmijëria dhe rinia e Pjetër Shalës ishte e vështirë.
”Qysh prej viteve 85/86 nuk jemi taku, tash është bërë edhe njëfarë moshe, ka qenë situatë e jashtëzakonshme prandaj nuk mundem me mbajte në mend”, thotë Memqaj.
Ai thotë se fëmijëria dhe rinia e Pjetër Shalës ishte e vështirë.
“Ka qenë i përndjekur për me e dërgu në shërbimin ushtarak ish regjimit, aty ju ka ikë, mandej është shkuar, ka marr pjesë në Kroaci, në Bosnjë por edhe në Kosovë. Unë për Kosovë nuk e kam ditë hiç”, thotë ai duke shtuar se për ta vizituar të vëllanë thotë se e ka të pamundur.
“Nuk i kam as mundësitë të udhëtimit, jam i sëmurë kronikisht dhe mundësitë ekonomike nuk janë në nivel”, shprehet ai.