Ish i burgosuri u emërua drejtor burgu! Qeveria e tërhoqi emrin e Ibraim Elezit
Para disa ditëve qeveria publikoi listën e drejtorëve të rinj, mes të cilëve u pa edhe emri i Ibraim Elezit si ushtrues detyre drejtor në Burgun e Idriziovës dega në Veles.
Kjo bëri bujë nëpër media, pasi Elezi që po propozohej për drejtor burgu, kishte qenë vetë i burgosur 4 vite për shitje të lëndëve narkotike.
Ky është vendimi kur ai është dënuar me burg në vitin 2013.
Pasi mediat publikuan emrin e tij dhe dosjen e tij, qeveria menjëherë e largoi nga lista e përbërjes së re pa dhënë asnjë sqarim dhe koment.
Drejtori për Zbatimin e Sanksioneve, Aleksandar Pandov, në emisionin Daily Click kur u pyet për këtë vendim të qeverisë, u përgjigj:
Në DailyClick Pandov foli edhe për situatën në burgjet e vendit, sidomos atë të Shutkës. Tha se aty të burgosurit atje hynë dhe dalin kur të duan.
Të njëjtat informacione Pandov tha se i ka edhe për burgun e Strugës, duke shtuar se për të gjithë do të veprohet në bazë të ligjit dhe do te ketë sanksione.