Pranvera Izair drejtoreshë në Gjinekologjinë e Çairit, Kasami: Gratë edhe në krye të institucioneve të rëndësishme
Pranvera Izairi, kuadër i Lëvizjes BESA do të udheheqë tani e tutje me spitalin e specializuar për Obstetrikë dhe Gjinekologji “Nëna Terezë” në Çair të Shkupit.
Me këtë rast vet kreu i BESËS, Bilall Kasami përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka uruar për pozitën e re Izairin, ndërsa ka theksuar edhe dhënien e përgjegjësisë së rëndësishme në këtë rast që i është dhënë një grua.
“Gratë duhet të jenë të përfshira në udhëheqjen e institucioneve të rëndësishme. Andaj, D-r Pranvera Izairi, kuadër i Lëvizjes BESA do të udheheqë me I.P.SH Spitali i specializuar për Obstetrikë dhe Gjinekologji “Nëna Terezë” – Çair.
Duke i uruar punë të mbarë, jam më se i bindur se do ta kryejë detyrën me përkushtim dhe përgjegjësi.
Urime dhe shumë suksese!”, ka shkruar Kasami.