Dovbyk drejt Romës, Atletico kthen vëmendjen nga sulmuesi i Villarealit
Me Dovbyk që duket se do të transferohet në Serinë A, aty ku e pret me ngulm Roma, Atletico e Madridit ka hedhur sytë nga një tjetër sulmues.
Sorloth po ndiqet me vëmendje nga drejtuesit e Atleticos, që me lejen e Villarealit ka nisur edhe negociatat me agjentët e sulmuesit, për të arritur një marrëveshje paraprake.