Probleme me zemrën, aktori Mehdi Malkaj shtrohet në QSUT
AA
Aktori i njohur Mehdi Malkaj është shtruar në reanimacionin e Kardiologjisë në QSUT, pasi ka shfaqur probleme shëndetësore në zemër (Sindromë Koronare Akute).
Mësohet se Malkaj është paraqitur në spital pasditen e djeshme dhe burime pranë QSUT-së bëjnë me dije se aktualisht gjendja e tij shëndetësore paraqitet e qetë, teksa pritet t’i nënshtrohet dhe ekzaminimeve të tjera mjekësore gjatë ditës së sotme.
Sipas mediave, aktori ka qenë në spitalin e Traumës duke vizituar një të afërm të tij dhe papritur ka ndjerë shqetësime, dhimbje në krahun e majtë.
Ndihmën e parë e ka marr nga mjekët e Traumës, dhe pastaj këta të fundit e kanë përcjell me ambulancë drejt shërbimit të kardiologjisë në QSUT për ekzaminime dhe trajtim të mëtejshëm nga mjekët specialistë kardiologë.
Në gusht fillon ndërtimi i autostradës Shkup –
Drejtori i Ndërmarrjes Publike për Rrugë Shtetërore Koce Trajanovski, sot njoftoi se ndërtimi i pjesë së dytë të autostradës Shkup-Bllacë
Bujar Osmani: Autostrada Shkup–Bllacë nuk e ndryshoi trasenë,
Nënkryetari i BDI-së, Bujar Osmani, ka reaguar pas nënshkrimit të kontratës për ndërtimin e autostradës Shkup–Bllacë, duke akuzuar Qeverinë se
Haxhiu: Sistemi shëndetësor është shndërruar në sistem biznesi
Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së, Bekim Haxhiu ka kritikuar gjendjen në sektorin e shëndetësisë, duke akuzuar