Skip to content
Portali Shprehja Portali Shprehja

We must explain to you how all seds this mistakens idea off denouncing pleasures and praising pain was born and I will give you a completed accounts off the system and expound

Slate’s Washington, 1707 L St. NW, Washington, D.C., 20036.

+012346789

example@gmail.com

Na ndjekni në çdo kohë
Portali Shprehja Portali Shprehja
  • Facebook
  • Ballina
  • Maqedoni
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndetsi
  • Kuriozitete
Shprehja-Logo---Color
  • LAJMI FUNDIT
 Kasami: Keqardhje për aktgjykimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së, e vërteta historike e luftës çlirimtare nuk rishkruhet
Kosovë

Kasami: Keqardhje për aktgjykimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së, e vërteta historike e luftës çlirimtare nuk rishkruhet

September 16, 2026

AA

Bashkëkryetari i VLEN-it, Bilall Kasami, ka shprehur keqardhje të thellë për aktgjykimin e Gjykatës Speciale në Hagë ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit.

Përmes një reagimi, Kasami ka deklaruar se vendimi është i rëndë për katër ish-drejtuesit e UÇK-së, të cilët, sipas tij, kanë dhënë kontribut në luftën për çlirimin e Kosovës dhe vazhdojnë të jenë larg familjeve të tyre.

“Ky aktgjykim nuk e ndryshon të vërtetën historike për luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”, ka shkruar Kasami.

Ai e ka cilësuar luftën çlirimtare në Kosovë si “pjesën më të lavdishme të historisë sonë kombëtare”, ndërsa ka shprehur pritjen që vendimi të rishqyrtohet në Apel.

“Presim që Apeli ta rishqyrtojë dhe ta rrëzojë këtë vendim”, ka theksuar Kasami.

Në reagimin e tij, bashkëkryetari i VLEN-it ka shprehur solidaritet me familjet e Thaçit, Veselit, Krasniqit dhe Selimit, me bashkëluftëtarët e tyre dhe me të gjithë ata që, siç thotë ai, e përjetojnë këtë ditë me dhimbje.

“Historia e Kosovës është histori e një populli që luftoi për liri. Dhe kjo histori nuk rishkruhet”, përfundon Kasami.

Gjykata Speciale në Hagë shpalli sot aktgjykimin në shkallë të parë ndaj katër ish-drejtuesve të UÇK-së, ku të gjithë së bashku u dënuan me 81 vite burgim në një proces që kishte nisur në prill të vitit 2023.

Previous post
Next post
Të fundit
Kosovë

Në Veri zbulohen dy lokale ku organizohen lojëra te bixhozit,

November 12, 2026
Kosovë

Bajrami: Procesi në Hagë prek esencën e shtetësisë së Kosovës

November 12, 2026
Maqedoni

Alarm për arkën e shtetit: Mbi 5.200 borxhlinj tatimorë, detyrimet

November 12, 2026
Kosovë

Seancë plenare e Kuvendit të Kosovës, në rend dite interpelanca

November 12, 2026
Maqedoni

Iskra Haxhi Vasileva merr drejtimin e Prokurorisë për Krim të

November 12, 2026
  • Botë 18
  • Kosovë 5154
  • Kuriozitete 683
  • Maqedoni 15461
  • Shëndetsi 485
  • Showbiz 2108
  • Shqipëri 2158
  • Sport 6140
Të ngjajshme Për ju
Kosovë

Në Veri zbulohen dy lokale ku organizohen lojëra

Gjatë ditës së sotme Policia e Kosovës ka asistuar Inspektorët sanitar në dy lokacione në Mitrovicë Veri ku zhvilloheshin lojëra

Kosovë

Bajrami: Procesi në Hagë prek esencën e shtetësisë

Akademiku Arsim Bajrami ka vlerësuar se procesi gjyqësor në Hagë ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës është jetik për

Maqedoni

Alarm për arkën e shtetit: Mbi 5.200 borxhlinj

Borxhet e papaguara ndaj shtetit në Maqedoninë e Veriut kanë arritur shifra shqetësuese. Sipas raportimit të VestiMak, mbi 5.200 tatimpagues

Portali Shprehja Portali Shprehja
© Copyright 2014 - 2026. All rights reserved.