A e dini se cili qytet ka më shumë kafene në botë? Arriti shifrën prej 9.000
AA
Dy vjet më parë, ishte në krye të listës së qyteteve me numrin më të madh të kafeneve, duke kaluar Tokion dhe Londrën
Thuhet se Shangai është në një “lidhje të veçantë dashurie me kafenë”.
Kultura e vizitës së kafeneve në qytet po zhvillohet prej vitesh, por ajo përjetoi ekspansion pas Covid-it. Atëherë, vendasit e pranuan jetën në natyrë, duke u shoqëruar me miqtë dhe familjen.
Duke qenë se oferta është e madhe, edhe konkurrenca është e madhe, ndaj shumë pronarë dhe drejtues kafenesh janë të shqetësuar për të ardhmen.
Një nga pronaret e kafeneve në Shangai theksoi se nuk kishte zgjidhje tjetër, se i është futur biznesit, por këshilla e saj për pronarët e ardhshëm të kafeneve është që të mendojnë para se të hyjnë në një biznes kaq serioz, sepse të ardhurat në krahasim me investimet janë minimale.
Në Shangai, “të shihesh” në një kafene konsiderohet moderne dhe urbane, sidomos tek brezat e rinj, transmeton Telegrafi.
Siç theksohet nga banorët, qyteti është kozmopolit, ndërkombëtar, tregtar, ku ka traditë të pihet kafe në kafene.
Gjatë vitit të kaluar, tregu kinez i kafesë u vlerësua në më shumë se 35 miliardë dollarë amerikanë. Ai po zgjerohet dhe parashikohet të rritet me 13 miliardë dollarë të tjerë.
Në Kinë, tregu i kafeneve të markave shënoi rritje, me rreth 58 për qind, deklaroi World Coffee.
Në Shangai, hapësira që përdoret gjatë ditës si kafe, kthehet në bar gjatë natës për shkak të kostos së lartë të marrjes me qira të hapësirës.

Zgjedhjet e 7 qershorit – Nëpër parti ka
Kosova sërish do të votojë më 7 qershor për Zgjedhjet Parlamentare. Partitë politike kanë dorëzuar zyrtarisht listat për këto zgjedhje.
Logos-A nxori në dritën e botimit librin: “Orientalizmi
Logos-A nxori në dritën e botimit librin: “Orientalizmi i Riformuluar…” të autorit amerikano-palestinez Wael Hallaq. Pavarësisht ndikimit të madh që
Faton Peci për Vjosa Osmanin: Kam pasur dëshirë
Kryetari i Komunës së Mitrovicës së Jugut, njëherit bashkëkryetar i partisë Guxo ka komentuar diferencimin politik me ish-presidenten e Kosovës,