Skip to content
Portali Shprehja Portali Shprehja

We must explain to you how all seds this mistakens idea off denouncing pleasures and praising pain was born and I will give you a completed accounts off the system and expound

Slate’s Washington, 1707 L St. NW, Washington, D.C., 20036.

+012346789

example@gmail.com

Na ndjekni në çdo kohë
Portali Shprehja Portali Shprehja
  • Facebook
  • Ballina
  • Maqedoni
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndetsi
  • Kuriozitete
Shprehja-Logo---Color
  • LAJMI FUNDIT
 Koçoska: Buxheti i vitit 2027 më i vështiri, shteti kthen 2 miliardë euro borxhe, por rriten pagat dhe investimet
Maqedoni

Koçoska: Buxheti i vitit 2027 më i vështiri, shteti kthen 2 miliardë euro borxhe, por rriten pagat dhe investimet

November 16, 2026

AA

Ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska-Koçoska, ka paralajmëruar se gjatë vitit 2027 shteti duhet të shlyejë 124,6 miliardë denarë borxhe, rreth 2 miliardë euro. Pavarësisht detyrimeve të larta, ajo thotë se janë planifikuar mjete për rritjen e pagave, pensionet dhe investimet kapitale, ndërsa ka konfirmuar se do të ketë edhe euroobligacion të ri.

Ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska-Koçoska, e ka cilësuar Buxhetin për vitin 2027 si më të vështirin për t’u përgatitur, për shkak të situatës së pasigurt ekonomike globale, çmimeve të energjisë, borxheve që duhet të shlyhen dhe pasigurisë për periudhën e ardhshme.

Në brifingun e sotëm me gazetarët, ajo theksoi se vetëm për shlyerjen e borxheve gjatë vitit të ardhshëm nevojiten 124,6 miliardë denarë, ose rreth 2 miliardë euro.

Megjithatë, sipas saj, në anën e shpenzimeve janë paraparë të gjitha detyrimet ligjore të shtetit, përfshirë rritjen e pagave, pensionet, ndihmat sociale dhe investimet kapitale.

„Është e qartë se duhet të ketë euroobligacion të ri“, deklaroi ministrja, duke konfirmuar nevojën për huamarrje të re në tregjet ndërkombëtare.

Të ardhurat e përgjithshme të Buxhetit për vitin 2027 janë planifikuar në 6,4 miliardë euro, ndërsa shpenzimet në 7,2 miliardë euro. Për investime kapitale janë paraparë 40,8 miliardë denarë, ose rreth 663 milionë euro.

Koçoska tha se Qeveria synon që investimet kapitale të paraqiten në mënyrë reale, ndryshe nga praktikat e mëparshme.

„Duam që investimet kapitale t’i paraqesim në mënyrë reale dhe jo si në të kaluarën, kur 15,8 miliardë denarë i janë dhënë kompanisë ‘Bechtel dhe Enka’ për të blerë pajisje që mbeten pronë e saj, ndërsa kjo është paraqitur si investim“, tha Koçoska.

Ajo foli edhe për disa projekte që kanë qenë objekt diskutimi ditëve të fundit, duke siguruar se në buxhet janë paraparë mjete për blerjen e autobusëve dhe automjeteve të ndihmës së shpejtë.

„Ka mjete për autobusë edhe për këtë vit, edhe për vitin e ardhshëm. Bëhet fjalë për furnizim shumëvjeçar dhe, në mënyrë të kushtëzuar, pagesa bëhet me këste. Janë paraparë edhe 2 milionë euro për automjete të ndihmës së shpejtë“, deklaroi ministrja.

Rreth 930 milionë euro për paga, një miliard për pensionet

Për pagat në sektorin publik në vitin 2027 janë planifikuar 57,2 miliardë denarë, ose rreth 930 milionë euro. Kjo shumë është 6,6 për qind më e lartë krahasuar me buxhetin e këtij viti.

Sipas Koçoskës, rritja vjen si rezultat i respektimit të marrëveshjeve kolektive.

„Rritja është për shkak të respektimit të marrëveshjeve kolektive. Por, një herë e përgjithmonë duhet të dihet se çfarë page i takon secilit pozicion. Tani në sektorin publik ka paga të ndryshme për pozicione të njëjta“, theksoi ajo.

Për pagesën e pensioneve gjatë vitit 2027 janë paraparë rreth 2 miliardë euro. Megjithatë, kontributet pensionale nuk janë të mjaftueshme për të mbuluar të gjitha shpenzimet.

Ministrja shpjegoi se nga buxheti qendror duhet të sigurohen edhe 42 miliardë denarë, rreth 680 milionë euro, për të mbuluar diferencën në sistemin pensional.

Përveç kësaj, nga buxheti transferohen edhe 19,6 miliardë denarë, rreth 320 milionë euro, për të ashtuquajturat shpenzime tranzitore, të cilat janë të destinuara për fondet private pensionale.

Nga Ministria e Financave sqarojnë se nga gjithsej 158 miliardë denarë të nevojshëm për funksionimin e sistemit pensional, rreth 62 miliardë denarë sigurohen nga buxheti qendror.

Borxhi publik në vitin 2027 do të arrijë në 12,3 miliardë euro

Sipas projeksioneve të Ministrisë së Financave, borxhi publik gjatë vitit 2027 pritet të arrijë në 12,3 miliardë euro, që përfaqëson 59,7 për qind të Prodhimit të Brendshëm Bruto.

Për vitin 2026, projeksionet janë që borxhi publik të arrijë në 11,25 miliardë euro, ose 58,2 për qind të PBB-së.

Koçoska theksoi se një pjesë e konsiderueshme e rreziqeve fiskale vjen nga ndërmarrjet publike dhe shoqëritë aksionare në pronësi shtetërore.

„Nëse në të kaluarën, deri rreth vitit 2015, nga arka shtetërore u transferoheshin rreth 1,3 miliardë denarë, tani kjo shumë ka arritur në 8 miliardë denarë. Pra, çdo vit u transferojmë mbi 100 milionë euro dhe kjo paraqet ngarkesë serioze për buxhetin. Jemi përballur me ndërmarrje publike dhe kompani shtetërore në gjendje shumë të keqe“, theksoi ministrja.

Previous post
Të fundit
Maqedoni

Koçoska: Buxheti i vitit 2027 më i vështiri, shteti kthen

November 16, 2026
Maqedoni

Pas akuzave nga BDI për insulinën, flet Arben Taravari: Nuk

November 16, 2026
Maqedoni

Shasivari: Asnjë grua nuk duhet të jetojë në frikë, dhuna

November 16, 2026
Maqedoni

Gashi i hap dyert e restorantit të Kuvendit për studentët:

November 16, 2026
Maqedoni

Arta Bilali-Zendeli: Pas bankave, edhe insulina mbeti në duart e

November 16, 2026
  • Botë 18
  • Kosovë 5184
  • Kuriozitete 683
  • Maqedoni 15508
  • Shëndetsi 485
  • Showbiz 2108
  • Shqipëri 2158
  • Sport 6140
Të ngjajshme Për ju
Maqedoni

Pas akuzave nga BDI për insulinën, flet Arben

Ish-ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari, ka reaguar pas akuzave të BDI-së lidhur me shitjen e kompanisë farmaceutike “Phoenix Pharma” te

Maqedoni

Shasivari: Asnjë grua nuk duhet të jetojë në

Ministri i Drejtësisë, Jeton Shasivari, ka dënuar ashpër çdo formë të dhunës ndaj grave, duke kërkuar reagim të pakompromis nga

Maqedoni

Gashi i hap dyert e restorantit të Kuvendit

Forumi për Ndryshime në Arsim i ka kërkuar kryetarit të Kuvendit, Afrim Gashi, që më 27 nëntor të organizojë një

Portali Shprehja Portali Shprehja
© Copyright 2014 - 2026. All rights reserved.