“UFC 305” , Adesanja synon të shpallet kampion bote për të katërtën herë
Këtë fundjavë, në Pert të Australisë, do të zhvillohet eventi “UFC 305” në artet marciale mikse. Një event interesant, ku do të ketë edhe një duel për titullin kampion bote. Bëhet fjalë për përballjen mes afrikano-jugorit Dricus du Plessis dhe neo-zelandezit Israel Adesanja. Sfida është e vlefshme për titullin e peshës së mesme, që mbahet nga du Plessis.
Kjo do të jetë hera e parë për afrikano-jugorin që mbron titullin fituar në janar, ndërkohë që nuk humbet prej 9 duelesh (që prej vitit 2018). Ai ka një rekord prej 21 fitoresh e 2 humbjesh. Ndërsa Adesania, me një rekord prej 24 fitoresh e 3 humbjesh, ka humbur dy nga sfidat e fundit. Ai ka qenë tri herë kampion bote në këtë peshë dhe synon që të triumfojë për herë të katërt.
Neo-zelandesi pritet të ketë edhe publikun si mbështetje të fortë, por përballë Dricus du Plessis, në një formë të shkëlqyer vitet e fundit, do ta ketë të vështirë.
UFC-305, SFIDAT KRYESORE
Dricus du Plessis – Israel Adesanya
Kai Fara-France – Steve Erceg
Mateusz Gamrot – Dan Hooker
Tai Tuivasa – Jairzinho Rozenstruik
Li Jingliang – Carlos Prates