Peci: Projekti i radhës është pajisja e objekteve kolektive me ashensorë
Qytetarët e Mitrovicës që banojnë në objekte banesore e nuk kanë ashensorë, pritet që së shpejti ta kenë lëvizjen më të lehtë në to.
Kjo pasi që kryetari i Mitrovicës, Faton Peci, ka njoftuar se këto objekte kolektive do të pajisen me ashensorë, raporton Veriu.info.
Postimi i Faton Peci:
Mirëmëngjes, Mitrovicë
Projekti i rradhës që po merr rrugë është pajisja me ashensorë për objektet kolektive në qytet që nuk i posedojnë, si dhe riparimin e atyre që janë jashtë funksionit 
Cilësia e jetës dhe shërbimi ndaj qytetarit është preokupimi ynë!