
Napoli forcohet me brazilianin 27 vjeçar, Benfika përfiton 30 mln euro
David Neres është shumë pranë transferimit te skuadra italiane e Napolit. Gazetari i njohur sportiv, Fabrizio Romano raporton se Napoli do t’i paguajë Benfikës 30 milionë euro për kartonin e brazilianit.
Neres do të udhëtojë të dielën në Napoli për të kryer testet mjekësore e më pas do të nënshkruajë kontratën. Marrëveshja pritet të finalizohet në 48 orët e ardhshme.