“Jo, nuk është fotografi e pasluftës”, Hykmete Bajrami ndan pamje nga Fakulteti Ekonomik pa rrymë
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka publikuar fotografi nga Fakulteti Ekonomik, ku thotë se sonte është ndërprerë energjia elektrike, derisa jo ishte duke mbajtur provim me studentët.
Ajo ka treguar se rreth orës 17:10, derisa po mbante testin, është ndërprerë rryma në fakultet.
“Jo, fotografia nuk është e pasluftës. Është bërë para një ore me 18 nëntor 2026, në ”Kosovën e progresit të paparë”!”, është shprehur Bajrami.
Postimi i plotë:
Sonte, rreth orës 17:10, derisa po mbaja test me studentët e nivelit master në Fakultetin Ekonomik, u ndal rryma.
Paraprakisht ua kisha marrë të gjithëve telefonat. Pas disa minutash pritjeje, studentët erdhën me një ide kreative: t’ua shpërndaja telefonat në mënyrë të rastësishme, që secili ta përdorte telefonin e dikujt tjetër vetëm për ndriçim, pa e zhbllokuar.
Kështu vazhduam testin!
Jo, fotografia nuk është e pasluftës. Është bërë para një ore me 18 nëntor 2026, në ”Kosovën e progresit të paparë”!
Përtej humorit, Qeveria duhet të vijë urgjentisht në Kuvend me një plan konkret për kapacitete të reja gjeneruese.
Vetëm prodhimi vendor na shpëton nga kriza. Pas gati gjashtë vjetësh të humbura, nëse nuk veprojmë tash, as qytetarët e as Qeveria shumë shpejt nuk do të mund t’i përballojnë faturat e rrymës e reduktimet do na bëhen përditshmëri.