Aktorja Danielle Fishel njofton se është diagnostikuar me kancer në gji
AA
Aktorja Danielle Fishel, ylli i serialit hit të viteve ‘90, “Boy Meets World”, ka zbuluar se ka kancer në gji.
“Kohët e fundit u diagnostikova me DCIS, i cili është shkurtim i karcinomës duktale in situ, që është një formë e kancerit të gjirit”, tha ajo në podcast-in e saj.
“U zbulua shumë herët. Është teknikisht faza zero”, i siguroi ajo fansat.
“Do të jem mirë. Do të bëj një operacion për ta hequr. Do të kem edhe trajtim shtesë. Më është dashur të marr shumë vendime në ditët e fundit”, tha ajo.
Fishel vazhdoi të shpjegoi se fillimisht kishte frikë të ndante diagnozën e saj me publikun, por përfundimisht vendosi të fliste për të inkurajuar të tjerët që të merrnin vendimet e duhura për shëndetin e tyre.
“Unë e kuptova se kam kancer pasi caktova një takim në të njëjtën ditë kur mora tekstin se ishte koha për mamografinë time vjetore”, tha ajo.
43-vjeçarja luajti ‘Topanga’ në serialin e njohur nga viti 1993 deri në vitin 2000 dhe gjithashtu u shfaq në “Girl Meets World”.
Aksident me vdekje në segmentin rrugor Landovicë–Gjonaj, humb
Shaqir Bytyqi, zëdhënës në policinë rajonale të Prizrenit, ka konfirmua sonte rreth orës 18:22, Policia është njoftuar për një aksident
Haxhiu: Kuvendi në seancën e parë të ndryshoj
Ish deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu, ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese me të cilin Kuvendit i është dhënë
Kurti pas takimit me Mickoskin në New York:
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është takuar në New York me kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, në kuadër