Në ditëlindjen e 29-të, Dua Lipa merr urim të veçantë nga Veliaj: Gëzuar për yllin tonë
AA
Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Dua Lipa, feston ditën e sotme (e enjte) ditëlindjen.
E lindur më 22 gusht të vitit 1995 në Londër, ylli i famshëm ka mbushur plot 29 vite jetë.
Artistja me origjinë nga Kosova me këtë rast ka marrë urime të shumta në rrjete sociale nga familjarë e miq.
Një i tillë nuk mungoi as nga kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili zgjodhi një imazh të përbashkët të realizuar kur Dua ishte në Shqipëri.
“Le ta urojmë të gjithë bashkë yllin tonë: Gëzuar ditëlindjen gocë”, kanë qenë fjalët e Veliajt.
Kur ajo ishte për vizitë para tri vitesh iu dhurua një targë shqiptare nën emrin “DUA 100 Tr’ e shoqëruar bashkë me flamurin kombëtar.
Lipa nga ana tjetër i dhuroi Veliajt albumin e saj “Future Nostalgia” me autograf.
Dua është shumë e lidhur me Shqipërinë e Kosovën, ku edhe e shpreh vazhdimisht se është krenare për origjinën e saj.


Rinis gjykimi për tragjedinë e “Pulsit”: 13 policët
Ka nisur sërish gjykimi ndaj 13 zyrtarëve policorë të akuzuar për vepra të rënda kundër sigurisë së përgjithshme, lidhur me
Rama publikon disa foto të kryeqytetit të “mbuluar”
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka publikuar disa fotografi të kryeqytetit. Ai ka publikuar fotografi të flamurëve të UÇK-së që
PDK dorëzon në Kuvend projektligjin për ndryshimin dhe
Partia Demokratike e Kosovës ka dorëzuar sot në Kuvendin e Republikës së Kosovës, Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit