Entoni Xhoshua kërkon të unifikon titujt në peshat e rënda
Boksieri britanik Entoni Xhoshua nuk heq dorë nga misioni i tij për t’u shpallur sërish kampion bote në peshën e rëndë. Ai synon të duelojë vitin tjetër me fituesin që do të dalë nga revanshi mes Oleksandr Usyk e Tajson Fjuri. Por, Xhoshua ka një “detyrë” tjetër për të kryer para se të mbërrijë tek ajo sfidë. Ai do të përballet me Daniel Dubuan për titullin vakant “IBF” më 21 shtator. Ndërsa Usyk dhe Fjuri do të luftojnë mes tyre për titujt VBA, VBO dhe VBC më 21 dhjetor.
“Xhoshua kundër Tajson Fjuri në fillim të vitit 2025 është sfida që ne kemi përgjegjësinë për të ofruar dhe ne nuk largohemi nga përgjegjësitë tona”, tha për Sky Sports promotori i njohur i boksit Edi Hern, njëkohësisht menaxheri I Xhoshua.
Sipas tij, derbi britanik mes Xhoshua e Fjurit ende mund të organizohet, edhe nëse Oleksandr Usyk do të fitonte revanshin e tij me Fjurin në dhjetor.
“Mendoj se është e gjitha detyra jonë. Ne duhet të vazhdojmë të ofrojmë produktin më të mire. Duhet ta bëjmë atë sfidë. Unë personalisht mendoj se Usyk mund Fjuri në revansh. Është më e lehtë të bëhet nëse Fjuri mund Usyk, sepse atëherë nëse Xhoshua ka mundur Dubua. Në këtë rast, do të zhvillohet sfida e unifikimit të titujve kampionë”, tha Hern.
“Usyk është një kampion bote i klasit të lartë, por nuk ka tërheqjen komerciale të Tajson Fjurit. Pra, çfarëdo që të ndodhë në Fury-Usyk ende duke supozuar se AJ ka fituar ndaj Dubua, sfida mes dy boksierëve britanike mbetet përballja më e madhe në botë”, u shpreh Edi Hern.
“Është dueli që bota po pret. Nuk ka një vend mjaft të madh për të vënë në skenë numrin e njerëzve që do të donin të merrnin pjesë. Do të jetë kolosale. Këta njerëz duan të fitojnë dhe duan një trashëgimi. Nuk mendoj se Anthony Joshua do të flerë derisa të jetë kampion i padiskutueshëm i botës”, tha Hern.