
Liverpulli refuzon marrëveshjen e këmbimit me Notingam Forestin
Tifozët e Liverpullit janë detyruar të qëndrojnë të durueshëm këtë verë gjatë merkatos së parë të transferimeve të Arne Slot, i cili zëvendësoi Jurgen Klopp, por klubi ka filluar të marrë ‘jetë’ me afrimin e ditës së fundit.
Portieri i Valencias, Xhiorxhi Mamardashvili u bë nënshkrimi i parë zyrtar i Slotit, pasi Liverpulli ra dakord për një pagesë prej 35 milionë eurosh për të nënshkruar me gjeorgjianin, i cili do të qëndrojë në La Liga të paktën deri në vitin 2025. Më pas, nga askund, Liverpulli intensifikoi interesin e tyre për sulmuesin e Juventusit, Federiko Kieza dhe një marrëveshje me çmim të ulët u nënshkrua 24 orë më vonë me italianin që nënshkroi një marrëveshje katërvjeçare me “The Reds”.
Më shumë punë para mbylljes së afatit kalimtar nuk është përjashtuar, por Liverpulli thuhet se ka refuzuar një marrëveshje shkëmbimi që përfshin një ekip tjetër në Premier Ligën e Anglisë. Sipas mediumit “The Athletic”, Notingam Forest propozoi një ofertë, para plus lojtar për portierin rezervë Kaoimhin Keleher, e cila u refuzua me shpejtësi nga klubi nga Mersejsajd.
Keleher bëri 26 paraqitje për klubin sezonin e kaluar dhe ka deklaruar dëshirën e tij për t’u bërë portier i parë, por raportohet se oferta e Forestit që do të kishte rezultuar në lëvizjen e Mat Turnerit në drejtim të kundërt ishte shumë më pak se vlerësimi i klubit për portierin e tyrë të dytë.
Liverpuli e vlerëson Keleherin rreth 25-30 milionë funte dhe nuk po kërkon të shesë numrin 2 të tyre në fund të afatit kalimtar.