Bebe Rexha feston sot ditëlindjen, artistja me famë botërore mbush 35 vjet
AA
Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha, mbushi sot 35 vjet.
Artistja dhe njëherësh kompozitorja e shumë këngëve të njohura, vendosi të festonte kësaj here në një formë jo-konvencionale.
Bebe, publikoi një video me tortën e ditëlindjes, derisa habiti të gjithë me veprimin e saj.
Përveç tjerash, ajo i bashkëngjiti postimit edhe një përshkrim.
“Një vit tjetër rreth diellit, ka qenë një udhëtim i ashpër. Mirënjohëse për çdo befasi, kthesë dhe mësim që mora. Por, mbi të gjitha, unë jam mirënjohëse për dashurinë dhe mbështetjen që më përcolli. Kjo shkon për rritjen, qëndrueshmërinë dhe gjithçka që do të vijë tutje”, shkroi krijuesja e hiteve të shumta botërore.
Ndryshe, Bebe Rexha ishte këtë vit në Kosovë ku performoi në festivalin madhështor, Sunny Hill Festival.
Performanca e saj në këtë festival ishte përtej pritshmërive të saj, duke “djegur” skenën.
View this post on InstagramTë ngjajshme Për juIncidenti me aeroplanin e “Rajaner”, autoritetet vazhdojnë hetimet
Hetimi për incidentin me aeroplanin e “Rajaner” nga Selaniku për në Memingen, i cili ndodhi dje në mëngjes mbi Maqedoni,
Janevska: Universitetet që nuk përmirësojnë mangësitë do të
Ministrja e Arsimit, Vesna Janevska, ka paralajmëruar mundësinë e mbylljes së disa universiteteve në vend, nëse gjatë procesit të vlerësimit
Filipçe: Nuk do të pranojmë mekanizma që rrezikojnë
Lideri i opozitës, Venko Filipçe, ka deklaruar se partia e tij nuk është kundër votimit të diasporës, por kundërshton modelin