“S`jemi kundër Korridorit 8, por toka na merret për logjistikë” Banorët e Banjicës në protesta!
Banorët e Banjicës së Epërme dhe të Poshtme të Gostivarit, për të katërtën herë dolën për ta shprehur pakënaqësinë e tyre, sic thonë, lidhur me eksproprijimin e jashtëligjshëm të tokës pjellore, njofton KlanM.
Në një komunikatë drejtuar mediave, banorët thonë se nuk janë kundër eksproprijimit të tokës që përfshinë Korridorin 8, por janë kundër dhe protestojnë për eksproprijimin e tokës, për të cilën, sic percjell KlanM, pretendojnë se merret për logjistike – për bazë asfalti, kampim dhe bazë betoni.
Ata thonë se për këtë qëllim mund të merret toka e Maqedonisë së Veriut, në atarin e këtyre fshatarve.
Banorët e fshatrave të Gostivarit, Banjicë e Epërme dhe e Poshtme, sic percjell KlanM, njoftojnë se protestat e ardhshme do të jenë më intensive dhe se do të bllokohet rruga magjistrale kurse paraajmërojnë protesta edhe para Qeverisë.
Sipas tyre, nga java e ardhshme nisin me përgatitjet për mbjelljet pranverore./KlanMacedonia