Rita Ora shpreh dëshirën për të bashkëpunuar me Dua Lipën
AA
Ylli i famshëm me origjinë shqiptare, Rita Ora dëshiron të krijojë këngë me Dua Lipën, Bebe Rexhën dhe Ava Maxin, pra me ikonat shqiptare të cilat veprojnë dhe jetojnë jashtë Kosovës dhe Shqipërisë.
Këngëtarja dhe aktorja 33-vjeçare shpreson që ajo, Dua, Bebe dhe Ava do të mund të bashkëpunojnë në një këngë të re.
Duke folur në podcastin “Not Skinny But Not Fat”, ajo tha: “Tani kemi Dua Lipën dhe Bebe Rexhën, gjë që është e mrekullueshme”.
“Unë mendoj se është një gjë e natyrshme që ne krahasohemi, veçanërisht pasi nuk ka shumë prej nesh në atë pjesë të botës. Por ne nuk mund të ishim më ndryshe, ne të tria”, shtoi Ora.
Kur u pyet nëse janë takuar ndonjëherë bashkë, ajo u përgjigj: “Po, me Ava Max dhe Bebe kemi punuar bashkë. Jo edhe aq shumë me Duan, por do të ishte mirë nëse të gjitha do të bënim diçka së bashku. Vetëm për të përfaqësuar”.
ALARM për shoferët: Rritet drastikisht çmimi i naftës
Nafta dizel shtrenjtohet për 5.5 denarë, ndërsa benzinat ulen për 1.5 denarë për litër, vendosi Komisioni Rregullator për Energjetikë. Me
Skandal në Maqedoni: Pacienti i Neurologjisë krijoi me
Një pacient ka falsifikuar një mendim konsiliar për të siguruar një terapi që gjendet në listën pozitive të barnave, duke
Gjobiten 6 kompani ndërtimi në “Qendër” – nga
Inspektorët e Komunës Qendër kanë kryer kontrolle në 10 kantiere ndërtimi, duke konstatuar shkelje të rregullave dhe detyrimeve ligjore. Si