Maks Verstapen ngrit alarmin dhe zyrtarizon krizën te “Red Bull”-i
Maks Verstapen hapi zyrtarisht krizën e Red Bull, duke pasur parasysh se ata kanë 6 gara radhazi pa fitore.
“Lufta për titullin e konstruktorëve? Për momentin, në të dy kampionatet gara është e hapur. Të mendosh se e ke fituar titullin është diçka joreale,” tha në fillim Verstapen.
Ai tha se situata, në të dyja renditjet, po ikën nga kontrolli. Red Bull ka vetëm tetë pikë avantazh ndaj MekLarenit te konstruktorët, ndërsa në renditjen për pilotë, Verstapen ka ende 62 pikë avantazh ndaj Lando Norriits. Falë fitores së Sharll Leklerkut, i cili i dha një dorë të madhe holandezit.
“Dëmtim i kufizuar?
Në njëfarë kuptimi po, por nuk më pëlqen ta shikoj kështu kampionatin. Ne duhet të përpiqemi të jemi arkitektët e fatit tonë, por sot kjo është ajo që kemi. Nuk më intereson se si jemi për momentin, jemi keq kudo. Kështu që ne kemi nevojë për shumë ndryshime”, tha holandezi, që pranon vështirësitë që ka makina Red Bull Racing.
“Në Monza nuk isha në gjendje të shfrytëzoja plotësisht fuqinë e motorit. Kishim një problem të vogël dhe mendoj se edhe nga pikëpamja strategjike mund të kishim bërë një punë më të mirë, për të qenë më konkurrues. Nuk do të ndryshonte pozicionin, por mendoj se ne nuk e kishim garën tonë optimale”, tha Verstapen.