
Rita Ora shpreh dëshirën për të bashkëpunuar me Dua Lipën
AA
Ylli i famshëm me origjinë shqiptare, Rita Ora dëshiron të krijojë këngë me Dua Lipën, Bebe Rexhën dhe Ava Maxin, pra me ikonat shqiptare të cilat veprojnë dhe jetojnë jashtë Kosovës dhe Shqipërisë.
Këngëtarja dhe aktorja 33-vjeçare shpreson që ajo, Dua, Bebe dhe Ava do të mund të bashkëpunojnë në një këngë të re.
Duke folur në podcastin “Not Skinny But Not Fat”, ajo tha: “Tani kemi Dua Lipën dhe Bebe Rexhën, gjë që është e mrekullueshme”.
“Unë mendoj se është një gjë e natyrshme që ne krahasohemi, veçanërisht pasi nuk ka shumë prej nesh në atë pjesë të botës. Por ne nuk mund të ishim më ndryshe, ne të tria”, shtoi Ora.
Kur u pyet nëse janë takuar ndonjëherë bashkë, ajo u përgjigj: “Po, me Ava Max dhe Bebe kemi punuar bashkë. Jo edhe aq shumë me Duan, por do të ishte mirë nëse të gjitha do të bënim diçka së bashku. Vetëm për të përfaqësuar”.
SHBA do të forcojë praninë ushtarake në Kosovë,
Shtetet e Bashkuara të Amerikës vazhdojnë ta forcojnë praninë ushtarake në Evropën Juglindore, duke shpallur një kontratë pesëvjeçare që mbulon
E kryer/ Edon Zhegrova lojtar i Juventusit, ja
Juventusi ka gjetur menjëherë zëvendësuesin e Nico Gonzalez, i cili pritet të transferohet tek Atletico Madrid. Klubi bardhezi ka mbyllur
“Ec aty shqipe”, Edi Rama i gëzohet transferimit
Tashmë është konfirmuar nga media dhe gazetarë të ndryshëm se Edon Zhegrova do të jetë futbollisti më i ri i