Skip to content
Portali Shprehja Portali Shprehja

We must explain to you how all seds this mistakens idea off denouncing pleasures and praising pain was born and I will give you a completed accounts off the system and expound

Slate’s Washington, 1707 L St. NW, Washington, D.C., 20036.

+012346789

example@gmail.com

Na ndjekni në çdo kohë
Portali Shprehja Portali Shprehja
  • Facebook
  • Ballina
  • Maqedoni
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndetsi
  • Kuriozitete
Shprehja-Logo---Color
  • LAJMI FUNDIT
 Taulant Seferi dhe Arbër Hoxha, kërkojnë fitore ndaj Ukrainës
Sport

Taulant Seferi dhe Arbër Hoxha, kërkojnë fitore ndaj Ukrainës

September 4, 2024

AA

Kombëtarja e Shqipërisë nisi zyrtarisht ditën e hënë përgatitjet për dy ndeshjet,  ndaj Ukrainës (7 shtator, “Epet Arena”) dhe Gjeorgjisë (10 shtator, “Air Albania”), të vlefshme për edicionin e ri të Ligës së Kombeve. Në kuadër të këtyre dy sfidave të rëndësishme për kuqezinjtë, sulmuesi Taulant Seferi dhe mesfushori Arbër Hoxha, potencuan edhe njëherë objektivat e Shqipërisë në këtë kompeticion dhe se si po shkojnë përgatitjet e kuqezinjëve.

“Së pari dua të fokusohemi te ndeshja e parë me Ukrainën, që e kemi më 7 shtator. Është një kundërshtar i fortë, ka lojtarë shumë cilësorë në radhët e veta. Kemi edhe disa ditë për të përgatitur ndeshjen dhe të fokusohemi 100% që të arrijmë një rezultat pozitiv në këtë ndeshje.

Objektivi i Shqipërisë në Ligën e Kombeve?

Duke marrë parasysh që është një mundësi shumë e mirë për Botërorin, pse mos të renditemi në vendin e parë. Kemi skuadra shumë të forta në grup, por ne do të japim maksimumin gjithmonë për Kombëtaren tone,” tha mes tjerash Arbër Hoxha.

 

Taulant Seferi theksoi se përgatitjet për dy ndeshjet e para shkojnë mirë dhe se për momentin fokusi kryesor është te takimi në transfertë ndaj Ukrainës.

“Kemi nisur grumbullimin dhe kemi dy ndeshje. Ukraina dhe Gjeorgjia janë dy kundërshtarë shumë të fortë. Kemi filluar përgatitjet për ndeshjen e parë ndaj Ukrainës dhe po shkojnë shumë mirë. Kemi edhe disa ditë për të marrë më shumë informacion për ekipin kundërshtar dhe duhet të futemi në fushë për të dhënë maksiumumin, “ tha sulmuesi kuqezi, i cili shton se objektivi kryesor është për ta nisur me fitore ndaj Ukrainës.

 

“Objektivi kryesor i joni është që çdo ndeshje të japim maksimumin dhe shpresojmë që në ndeshjen e parë të dalim fitimtarë, pastaj të nisim përgatitjet për ndeshjen me Gjeorgjinë” – tha Seferi, i cili në fund ka edhe një thirrje për tifozët për ndeshjen ndaj Gjeorgjisë në “Air Albania”.

 

Previous post
Next post
Të fundit
Maqedoni

Sipas Nju Jork Tajms, Putin kërkon edhe largimin e Shqipërisë

November 15, 2026
Kosovë

Dyshimet për lëndë narkotike, arrestohet ish-ministri Astrit Haraqija

November 15, 2026
Maqedoni

Faruk Nevzati: Shqiptarët shumicë në 13 komuna të Rajonit të

November 15, 2026
Maqedoni

Si u shit “Revolucioni Laraman”?!

November 15, 2026
Kosovë

Nëna e një vajze me fibrozë cistike i shkruan letër

November 15, 2026
  • Botë 18
  • Kosovë 5178
  • Kuriozitete 683
  • Maqedoni 15495
  • Shëndetsi 485
  • Showbiz 2108
  • Shqipëri 2158
  • Sport 6140
Të ngjajshme Për ju
Maqedoni

Sipas Nju Jork Tajms, Putin kërkon edhe largimin

Nju Jork Tajms, raporton detaje të turit diplomatik të emisarëve të presidentit Donald Trump në Abu Dabi, Kremlin dhe Dublin.

Kosovë

Dyshimet për lëndë narkotike, arrestohet ish-ministri Astrit Haraqija

Ish-ministri i Kosovës, Astrit Haraqija, është në mesin e personave të ndaluar në operacionin policor të koduar “Heshtja”, i cili

Maqedoni

Faruk Nevzati: Shqiptarët shumicë në 13 komuna të

Analisti Faruk Nevzati ka publikuar një analizë historike dhe demografike për pozitën e shqiptarëve në Rajonin e Shkupit, duke vënë

Portali Shprehja Portali Shprehja
© Copyright 2014 - 2026. All rights reserved.