Ultrasit e rahin futbollistin, u shfaq me fanellën e Bajernit
Ultrasit e Nirnbergut nuk e kanë toleruar aspak lojtarin e klubit të tyre të zemrës, Niklas-Vilson Sommer, pasi ai pozoi me një fanellë të Bajern Munihut. Mbrojtësi i djathtë u sulmua në rrugët e qytetit gjerman, duke pësuar dëmtime të mëdha në fytyrë dhe në kokë.
Ai postoi në Instagram një foto ku dukeshin qartë plagët e shkaktuara nga goditjet e tifozëve, shoqëruar me shënimin, “saktësisht 10 orë më parë isha mirë”.
Klubi i Nirnberg e mbrojti lojtarin duke thënë në një deklaratë se “nuk do të pranojë kurrë sulme fizike ndaj futbollistëve”.