VIDEO/ Broja shënon e feston me “shqiponjë”, Çellsi mund Prestonin
Skuadra e Çellsit ka arritur të fitojë në shtëpi ndaj Preston me shifrat 4-0, ndeshje e vlefshme për FA Cup. Armando Broja e nisi këtë sfidë si titullar dhe pjesa e parë e kësaj sfide për fundoi në barazimin pa gola. Në të dytën, Malo Gusto asiston drejt zonës dhe Armando Broja, në minutën e 58’, shënon një gol tepër të bukur me kokë, duke festuar me simbolin e shqiponjës.
Më pas vijnë edhe dy golat e tjerë për Çellsin. Në minutën e 66’, Tiago Silva shënon me kokë pas krosimit të Palmerit, ndërsa Sterling realizon një perlë me goditje të lirë në minutën e 69’. “Blutë” e Londrës nuk u mjaftuan me kaq, pasi në minutën e 88′, ishte Enzo Fernandez autori i golit të fundit. Me këtë fitore, Çellsi vazhdon rrugëtimin në “FA Cup”.