Skip to content
Portali Shprehja Portali Shprehja

We must explain to you how all seds this mistakens idea off denouncing pleasures and praising pain was born and I will give you a completed accounts off the system and expound

Slate’s Washington, 1707 L St. NW, Washington, D.C., 20036.

+012346789

example@gmail.com

Na ndjekni në çdo kohë
Portali Shprehja Portali Shprehja
  • Facebook
  • Ballina
  • Maqedoni
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndetsi
  • Kuriozitete
Shprehja-Logo---Color
  • LAJMI FUNDIT
 BE konfirmon të ardhmen evropiane të RMV – të zgjidhen çështjet dypalëshe!
Maqedoni

BE konfirmon të ardhmen evropiane të RMV – të zgjidhen çështjet dypalëshe!

November 26, 2026

AA

Me bindjen se zgjerimi është imperativ strategjik për Bashkimin Evropian, ka përfunduar samiti BE–Ballkani Perëndimor, i cili u mbajt dje në Bruksel. Në konferencën përmbyllëse për media, presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, theksoi se integrimi gradual është kyç për afrimin e mëtejshëm të vendeve të Ballkanit Perëndimor me Bashkimin Evropian.

Në Samitin BE – Ballkani Perëndimor, Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula fon der Lajen, konfirmoi se do të ketë rishpërndarje të mjeteve financiare nga Plani i Rritjes në favor të tri vendeve që konsiderohen si më të avancuarat në zbatimin e reformave. Në mesin e tyre është edhe Maqedonia, së bashku me Malin e Zi dhe Shqipërinë.

URSULA FON DER LAYEN – Presidente e KE-së

“Ne po punojmë intensivisht në të dy drejtimet paralelisht. Kjo do të thotë se po punojmë me intensitet për buxhetin afatgjatë, por njëkohësisht po punohet intensivisht edhe në procesin e zgjerimit. Kjo dëshmohet përmes konferencave ndërqeveritare që po mbajmë, takimeve të ministrave të Punëve të Jashtme, si dhe punës intensive të komisioneres për Zgjerim, Marta Kos, me vendet kandidate, me qëllim që të çojë përpara procesin e zgjerimit. Të dy proceset janë të rëndësishme dhe zhvillohen paralelisht”

Edhe presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa, bëri thirrje që të shfrytëzohet momenti dhe mundësia për zgjerimin e Bashkimit Evropian. Megjithatë, ai rikujtoi sfidat aktuale, përfshirë çështjet dypalëshe mes Maqedonisë dhe Bullgarisë, si dhe mosmarrëveshjet mes Malit të Zi dhe Kroacisë, për shkak të kërkesave të kësaj të fundit në prag të anëtarësimit të Malit të Zi në BE.

ANTONIO COSTA – President i Këshillit Evropian

“Bashkëpunimi rajonal, pajtimi dhe marrëdhëniet e mira fqinjësore janë parakushte kyçe për anëtarësimin në Bashkimin Evropian. Pres përparim të mëtejshëm në zgjidhjen e çështjeve të hapura dypalëshe. Sfidat që kanë rrënjë në të kaluarën duhet të tejkalohen. Është koha të shikojmë përpara dhe jo prapa”

Ndërkohë, kryeministri Hristijan Mickoski, i cili mori pjesë në samit në Bruksel, përsëriti edhe një herë qëndrimin e Qeverisë së Maqedonisë, duke kërkuar që përparësi t’i jepet planit të veprimit për pakicat dhe vetëm më pas të diskutohen ndryshimet kushtetuese.

HRISTIJAN MICKOSKI – Kryeministër i RMV-së

“Edhe nëse nesër vendosim ta ndryshojmë Kushtetutën, gjë që nuk do të ndodhë, sërish përpara nesh do të kemi një pengesë, e ajo është plani i veprimit për pakicat. Prandaj, ne kemi dhënë një propozim dhe mendoj se është thelbësisht e rëndësishme që fillimisht të diskutojmë planin e veprimit për pakicat. Le të merremi vesh për këtë, pasi 26 vende anëtare nuk kanë kundërshtime dhe vetëm një është kundër. Vetëm më pas të shohim nëse ka hapësirë për të diskutuar për çështje të tjera”

Ky ishte samiti i dytë ndërmjet Bashkimit Evropian dhe Ballkanit Perëndimor brenda gjashtë muajve, pas atij të mbajtur në qershor në Tivat të Malit të Zi.

Në samitin e qershorit u prezantua i ashtuquajturi propozim franko-gjerman për integrimin gradual të vendeve të Ballkanit Perëndimor, i cili parasheh që gjashtë vendet e rajonit të përfitojnë të drejta, privilegje dhe përfitime të caktuara nga Bashkimi Evropian edhe para anëtarësimit të tyre formal në këtë union.

Previous post
Të fundit
Maqedoni

BE konfirmon të ardhmen evropiane të RMV – të zgjidhen

November 26, 2026
Maqedoni

Shasivari takohet me raportuesit e Komisionit të Venecias: Synimi, zgjidhje

November 26, 2026
Kosovë

Flamuri kuqezi dhe ai i UÇK-së vendosen edhe në ulëset

November 26, 2026
Maqedoni

Samiti BE-Ballkani Perëndimor, Shkupi pret edhe 75 milionë€ dhe heqjen

November 26, 2026
Maqedoni

Dëshmitë në gjyqin për Lotarinë: Prokuroria nuk paraqet prova për

November 26, 2026
  • Botë 20
  • Kosovë 5260
  • Kuriozitete 683
  • Maqedoni 15658
  • Shëndetsi 485
  • Showbiz 2108
  • Shqipëri 2158
  • Sport 6140
Të ngjajshme Për ju
Maqedoni

Shasivari takohet me raportuesit e Komisionit të Venecias:

Shkup, 26 nëntor 2026-Ministri i Drejtësisë, Jeton Shasivari, zhvilloi sot një takim pune me raportuesit e Komisionit të Venecias, në

Maqedoni

Samiti BE-Ballkani Perëndimor, Shkupi pret edhe 75 milionë€

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut Hristijan Mickoski pret që Komisioni Evropian ta njohë përparimin e vendit në zbatimin e Agjendës

Maqedoni

Dëshmitë në gjyqin për Lotarinë: Prokuroria nuk paraqet

Dëshmitarët e thirrur nga vetë Prokuroria nuk kanë konfirmuar ndikimin e Artan Grubit në procedurën e blerjes së terminaleve elektronike

Portali Shprehja Portali Shprehja
© Copyright 2014 - 2026. All rights reserved.