Biznismeni amerikan shkarkon trajnerin se nuk lejoi që djali i tij të luajë për klubin
Xhorxh Junçaj është një biznesmen amerikan me origjinë malazeze, i cili vitin e kaluar kishte planifikuar të investonte në klubin e futbollit “Rijeka”, por me kusht që djali i tij Stiven Junçaj të luante rregullisht. Mirëpo, një gjë e tillë nuk i ka pëlqyer trajnerit të atëhershëm Zheljko Sopiç, i cili nuk ka dashur ta pranojë.
“Dikujt i është premtuar diçka edhe para ardhjes sime. Dhe kjo është mirë dhe mirë, derisa kuptova se kjo nuk është një cilësi për Rijekën. Njerëz, kjo është Rijeka, jo ndonjë klub joserioz”, tha Sopiç në një intervistë të fundit.
Pas përgatitjeve të dimrit, Stiven Junçaj u largua nga Rijeka dhe shkoi në “Michigan Stars”, klubi në pronësi të babait të tij. Junçaj seniori më pas investoi para në Mura të Sllovenisë, madje u vendos si drejtor sportiv dhe mori djalin e tij Stiven, dhe trajneri Tonçi Zlogar nuk deshi të vendos Stivenin që të luajë në ekipin e parë, andaj më vonë u shkarkua./Sportsport.mk/