Jon Bon Jovi ndihmon në shpëtimin e një gruaje
AA
Legjenda e rock-ut, Jon Bon Jovi, është vlerësuar nga policia për ndihmën e tij në shpëtimin e një gruaje në rrezik, e cila ndodhej në skajin e një ure në Nashville të Tennessees të martën mbrëma.
Policia e Metropolitan Nashville publikoi një video ku këngëtari dhe ekipi i tij ndodhen në Urën John Seigenthaler, teksa gruaja qëndronte e pasigurt mbi lumin Cumberland. Bon Jovi, 62-vjeçar, së bashku me të tjerë, biseduan me gruan dhe e ndihmuan të kthehej në urë, duke shmangur një tragjedi të mundshme.
“Shekuj të tërë njerëzimi kanë treguar se duhet të ndihmojmë njëri-tjetrin për të qëndruar të sigurt”, tha kryetari i policisë, John Drake në një deklaratë të shkurtër.
Bon Jovi, i cili duket se ndodhej në Nashville për xhirimin e një videoklipi, u pa në video duke i ofruar mbështetje gruas dhe duke e shoqëruar në largim nga ura.
Miftaraj: Kushtetuesja si babadimër, gjyqtarët po e luajnë
Ehat Miftaraj nga IKD ka kritikuar vendimin e sotëm të Gjykatë Kushtetuese duke thënë se ky institucion po e luan
Pas vendimit të Kushtetueses, Qorrolli paralajmëron zgjedhjet: Përgjegjësia
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Vigan Qorrolli, u është drejtuar partive opozitare pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese lidhur me situatën institucionale
PDK-ja kërkon menjëherë mbledhjen e Kuvendit: Projektligji për
Partia Demokratike e Kosovës (PDK), e ka mirëpritur vendimin e Gjykatës Kushtetuese lidhur me kërkesat e saj për konstituimin e