Ivan Perishiç “tradhëton” Hajdukun dhe kalon te Zagrebi?!
Ivan Perishiç, pas ndërprerjes së ndërsjellë të kontratës me Hajdukun, tani është një futbollist i lirë. Pasi dështoi transferimi i tij në radhët e skuadrës italiane Komo, kroati duhej që të pagojë 200 mijë euro në konton e Hajdukut, që të ndërprejë kontratën me skuadrën kroate.
Mediat kroate raportojnë se reprezentuesi i Kroacisë, tani mund të kalojë në Zagreb dhe të vesh fanellën e skuadrës së Zagrebit, për pjesën e parë të sezoni. Ideja është që në janar të kalojë në Lindjen e Mesme, ku e presin disa skuadra , me oferta të majme.