Jennifer Lopez fshin nga trupi tatuazhin që ia kishte kushtuar Ben Affleckut
AA
Jennifer Lopez hoqi tatuazhin që i dedikohej dashurisë së saj të madhe – Ben Affleck.
Ajo mbërriti në premierën e filmit “Unstoppable” me një fustan që zbuloi se nuk ka më tatuazh në bark.
Më herët, Jennifer kishte bërë tatuazh në brinjë me shenjën e pafundësisë dhe tatuazhin ia dedikoi Affleck-ut. Mirëpo duke pasur parasysh se pas dy vitesh dashurisë i erdhi fundi dhe më pas divorci, aktorja dhe këngëtarja e njohur i dha fund dashurisë së madhe duke hequr tatuazhin.
Kushdo që ka kaluar në procesin e heqjes së tatuazhit e di se mund të zgjasë gjashtë muaj deri në një vit, kështu që disa njerëz mendojnë se ky është një kombinim i laserit dhe makijazhit që ka mbuluar bojën që nuk është hequr ende përgjithmonë.
Ben dhe Jenniferu ri-lidhën në vitin 2022 dhe në të njëjtin vit thanë “po”-në fatale. Çifti ishte për herë të parë në një lidhje në fillim të shekullit, kur për shkak të presionit të publikut ata anuluan dasmën dhe u ndanë në vitin 2004.
Mirëpo, lumturia e çiftit të njohur nuk zgjati shumë dhe ata vendosën të ndaheshin pas dy vitesh. Procesi i divorcit është në vazhdim e sipër, dhe çifti prej kohësh jetojnë të ndarë.
View this post on InstagramTë ngjajshme Për juRregulla të reja në lizingun financiar në Maqedoninë
Kuvendi ka miratuar ndryshime në Ligjin për Lizingun Financiar, të cilat prekin kushtet për themelimin dhe funksionimin e kompanive të
Bastisje në Shkup, konfiskohet drogë dhe para –
MPB Maqedoni njofton se dje (09.07.2026) në orën 22:20, oficerët e Njësisë për Trafikim të Paligjshëm pranë SPB Shkup privuan
Gjuajti me armë në festë familjare, kallëzim penal
Departamenti për Kontroll të Brendshëm, Hetime Kriminalistike dhe Standarde Profesionale në kuadër të Ministrisë së Punëve të Brendshme ka paraqitur