Xhud Belingam, është transferimi më i shtrenjtë i Real Madridit?
Drejtuesit e Real Madridit në fakt nuk i kanë transferuar numrat e transferimit të Xhud Belingamit nga Borusia Dortmund, pretendon gazeta gjermane “Bild”.
Sipas këtij burimi, gjiganti spanjoll ka paguar hiç më pak se 134 milionë, dhe jo 103 milionë siç raportohet kur solli në radhët e tij vitin e kaluar. Një situatë e ngjashme ndodhi në vitin 2013 kur Reali njoftoi se bleu Geret Bejllit për 91 milionë, por në fakt pagoi 100 milionë.
Nëse kjo është e vërtetë, atëherë Belingami është futbollisti më i shtrenjtë në historinë e Realit sepse rekordin e mëparshëm e mbante Eden Hazard me 120 milionë euro.