Fansat ulën celularët dhe tentuan të filmojnë pjesët intime, Shakira braktis skenën e mërzitur (Video)
AA
Këngëtarja e famshme, Shakira, është bërë protagoniste e një skene të sikletshme, teksa ishte duke performuar në skenë në Miami.
Një pjesë e fansave po tentonin që të bënin video pjesëve të saj intime, gjë që shkaktoi reagimin e menjëhershëm të yllit të muzikës, dhe më pas solli largimin e saj nga skena.
Siç shihet edhe në videot që janë bërë virale në rrjet, Shakira u ngjit në skenë në LIV Miami dhe filloi të kërcente në mënyrën e saj unike me këngën e saj të re të titulluar “Soltera”.
Mirëpo, në një moment këngëtarja nga Kolumbia kuptoi se disa nga shikuesit e rreshtit të parë po përpiqeshin të regjistronin me celular se çfarë kishte veshur nën fustan.
Në fillim Shakira u bëri një tundje me kokë refuzuese për t’i bërë të ditur se ajo që po bënin ishte e gabuar dhe më pas u largua nga skena e mërzitur.
Ndërkohë pas publikimit të këtyre videove, fansat e këngëtares kanë bërë komente në mbrojtje të saj.
“Njerëzit janë të këqij; Kjo është me të vërtetë sjellje zhgënjyese. Artistët meritojnë respekt dhe privatësi, si në skenë ashtu edhe jashtë saj. Është thelbësore të sigurohet një mjedis i sigurt për të gjithë; Shakira as nuk mund të shijojë dhe të kërcejë me këngën e saj si? Unë i urrej burrat, ndaloji këta burra nga klubet, është e shpifur se si disa djem mund të bëjnë këtë”, ishin disa nga komentet për rastin e sikletshëm të Shakirës.
Shakira leaves the stage after people were filming under her dress whilst she was dancing to her new single. People are GROSS. pic.twitter.com/AxlBw6yFZL
— FEIM (@FeimM_) September 15, 2024
Sonte nis “Big Brother VIP 4” – Albania
Big Brother VIP çel sonte edicionin e katërt, që vjen sërish nën moderimin e Ledion Liços, krah të cilit do
Kollo Muani në radarin e “Zonjës së Vjetër”,
Skuadra e Juventusit është gati të zhytet plotësisht në tregun e transferimeve të janarit. Xhiuntoli do të kërkojë një sulmues,
Sulmi terrorist në Gjermani, reagon Scholz: Do ta
Kancelari gjerman Olaf Scholz premtoi hetim dhe ndëshkim të plotë lidhur me sulmin e një dite më parë në qytetin