Nga 60 deri në 110 euro, zbulohen çmimet e biletave për turneun e Dua Lipës në Evropë, Amerikë dhe Australi
AA
Çmimet e biletave për turneun “Radical Optimism” të Dua Lipës në vitin 2025 tashmë janë zbuluar nga vet artistja pak ditë më parë, me koncerte të planifikuara në Australi, Evropë dhe Amerikën e Veriut.
Ajo do të performojë në arena dhe stadiume, duke nisur turneun më 20 mars në Melburn, me koncerte të planifikuara në Sydney dhe Auckland.
Pjesa evropiane e turneut do të përfshijë qytete si: Madridi, Parisi, Hamburgu, Amsterdami, Milano dhe Liverpooli, si dhe koncertet e paralajmëruara më parë në stadiumin “Wembley”.
Pjesa e turneut në ShBA do të fillojë më 1 shtator në Toronto dhe këngëtarja do të performojë dy netë në secilin nga qytetet si: Chicago, Atlanta, New York, Miami, Los Angeles dhe më shumë.
Turneu mbështet albumin e saj të tretë, “Radical Optimism”, i cili përfshin këngët hit si “Training Season”, “Houdini” dhe “Illusion”.
Por cilat janë çmimet e biletave për Dua Lipën?
Çmimet e biletave janë konfirmuar për disa data të turneut. Këto janë çmimet e pritura për pjesën evropiane të turneut:
Çmimet për zonën në këmbë pritet të jenë 80,00 € plus TVSH, ndërsa çmimet për zonat e ulura pritet të jenë 60,00 € / 70,00 € / 80,00 € / 90,00 € / 110,00 € plus TVSH.
Për koncertet e këngëtares në stadiumin “Wembley”, çmimet e biletave ishin nga 98 funte (116 euro) deri në 130 funte (154 euro) për zonën në këmbë dhe 64 funte (75 euro) / 85 funte (100 euro) / 130 funte (154 euro) / 155 funte (183 euro) për zonat e afërta me skenën. Pritet që çmimet për koncertin në stadiumin “Anfield” të Liverpoolit të jenë të ngjashme.
Ndërkohë, çmimet e biletave për pjesën në Amerikën e Veriut ende nuk janë konfirmuar nga Live Nation.
Filipçe: Maqedonia tashmë nuk është në agjendën evropiane
Kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe sot në konferencë për shtyp deklaroi se krahasuar me kurdo herë më parë, vendet kandidtae
Mickoski: Jemi për BE-në, por nuk do të
Kryeministri Hirstian Mickoski sot porositi se Qeveria do të vazhdojë me reformat, do të vazhdojmë të jemi të parët lidhur
Qeveria në detyrë miraton mbi 2.2 milionë euro
Qeveria në detyrë e Republikës së Kosovës ka mbajtur një mbledhje elektronike, në të cilën ka miratuar dy vendime me