70 vite nga fotoja më ikonike e Marylin Monroe
AA
Një nga fotot më të famshme të Marilyn Monroe, sigurisht më ikonikja, mbush sot 70 vjeç.
Ylli, e veshur me të bardha, me fundin e saj të ngritur nga një rrymë ajri, u portretizua në imazhin e famshëm në vitin 1954 nga fotografi Sam Shaw, ndërsa ishte e zënë duke punuar për filmin “The Seven Year Itch”.
Imazhi i aktores është publikuar miliona herë, jo vetëm në libra dhe gazeta, por edhe në bluza, kriklla birre dhe kalendarë.
“Unë nuk kam vdekur ende dhe jam i zemëruar me djalin tim”, Sam vite më parë, në mes të një mosmarrëveshjeje për të drejtat e autorit.
”Ai duhet të më kthejë çdo dollar për atë që më mashtroi”, tha fotografi, duke paditur djalin e tij për 100 milionë dollarë.
Shaw ishte mik me Marilyn Monroe.
Fotoja është rënë dakord mes të dyve.
Shpërthimi i ajrit, i ardhur nga grila e një metroje, u shkaktua nga një ventilator i fuqishëm i vendosur poshtë grilës.
”Do të doja të isha në gjendje të them se e kam kapur imazhin në fluturim, por kjo nuk do të ishte e vërteta. Fotoja është përgatitur me kujdes”, deklaroi ai dikur.
Nesër ditë e ngjeshur në Kuvend: Ligji për
Kuvendi i Kosovës, ka njoftuar se të nesërmen do zhvillohen dy seanca. E para do nis nga ora 10:00, ku
Përfundon vizita e Jakup Krasniqit, EULEX-i largohet nga
Pas rreth gjashtë orësh qëndrimi në shtëpinë e tij në Prishtinë, ka përfunduar vizita familjare e ish-kryeparlamentarit Jakup Krasniqi. Pas
Darko Kostovski përballet me kallëzim penal për parkun
Përveç polemikave për mosrespektimin e gjuhës shqipe, kryetari i Komunës së Butelit, Darko Kostovski, tani përballet edhe me një kallëzim