Zbulohen emrat e futbollistëve nga Premier Liga që janë “piketuar” nga Real Madridi
Real Madridi po planifikon një tjetër raund mahnitës të rekrutimit të futbollistëve që mund t’i bëjë ata një nga skuadrat më të frikshme në histori. Klubi mbretëror është kampion në fuqi i Evropës dhe Spanjës dhe duket se do të vazhdojë të sfidojë për çmime të mëdha në vitet e ardhshme, pasi ka shtuar këtë verë Kilian Mbape dhe Endrik në skuadrën e tyre të mbushur me yje.
Pavarësisht se tashmë ka në radhët e tyre lojtarë si Xhud Belingam, Vinisius Jr dhe Rodrigo Goes, Real Madridi nuk po mbështetet në rendimentin e tyre.
Sipas mediumit “The Independent”, gjigantët spanjollë i kanë vënë sytë katër yjeve të Premier Ligës, teksa 15 herë kampionët e Evropës kërkojnë të vazhdojnë dominimin e tyre. Pretendohet se klubi i La Ligës synon të nënshkruajë me mesfushorin e Man. Sitit, spanjollin Rodri, mbrojtësin e djathtë të Liverpullin, Trent Aleksander-Arnold dhe njërin nga mbrojtësi i Arsenalit, Uiliam Saliba ose qendërmbrojtësi i Totenham Hotspur, Kristian Romero.
Plani ‘ambicioz’ për të rekrutuar yje të njohura të Ligës Premier vjen pas ‘gjysmë dekade riorganizimi financiar’, ku Real Madridi synoi lojtarë më të rinj në mënyrë që të ndërtojë një skuadër për të ardhmen.