Arrestohet reperi amerikan Sean “Diddy”
AA
Reperi amerikan Sean “Diddy” u arrestua në qytetin e New Yorkut me akuza të paspecifikuara federale, thanë autoritetet federale për CBS.
Arrestimi i tij vjen pas bastisjeve në dy pronat e tij në Los Angeles dhe Miami në muajin në mars, si pjesë e “një hetimi në vazhdim” për trafikim.
Avokati i Diddyt, tha se ishin “të zhgënjyer” nga arrestimi dhe se klienti i tij është “i pafajshëm”.
Reperi është përballur me një sërë akuzash, nga sulmi seksual deri te abuzimi, duke përfshirë edhe nga ish partnerja e tij, Casandra “Cassie” Ventura. Ai ka mohuar të gjitha pretendimet ndaj tij.
Arrestimi i tij u bë në lidhje me një hetim të vazhdueshëm nga zyrtarë të sigurisë kombëtare të SHBA-s.
Prokurori i SHBA-së për Distriktin Jugor të New Yorkut (SDNY), Damian Williams, konfirmoi arrestimin në një deklaratë të hënën mbrëma.
“Më herët këtë mbrëmje, agjentët federalë arrestuan Sean Combs, bazuar në një aktakuzë të mbyllur të ngritur nga SDNY”, tha prokurori.
Gjuajti me armë në festë familjare, kallëzim penal
Departamenti për Kontroll të Brendshëm, Hetime Kriminalistike dhe Standarde Profesionale në kuadër të Ministrisë së Punëve të Brendshme ka paraqitur
MPJ e Maqedonisë: Kemi kërkuar infomacione nga Ambasada
Ministria e Punëve të Jashtme e Maqedonisë së Veriut dje u takua me një përfaqësues të Ambasadës së Republikës së
LSM është kundër idesë së daljes në pension
Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë (LSM) shpreh shqetësim serioz lidhur me diskutimet aktuale në opinionin publik për rritjen e mundshme