Gold AG thotë se pasuria më e madhe që ka është Islami
AA
Gjatë intervistes për emisionin “Canapé”, të moderuar nga Shpend Lipa, reperi i njohur Gold AG shprehu bindjen e tij të thellë shpirtërore dhe përkushtimin ndaj fesë Islame.
“Pasuria ma e madhe që ma ka dhënë Zoti është Islami,” deklaroi ai, duke theksuar rëndësinë që feja ka në jetën e tij personale dhe profesionale.
Gold AG, i cili shpesh në tekstet e tij muzikore përçon mesazhe për fenë dhe vlerat familjare, ndau me publikun se besimi i tij është baza e çdo suksesi që ka arritur deri më tani. Ai foli për sfidat që ka hasur gjatë rrugëtimit të tij artistik, por gjithashtu theksoi se Islami ka qenë busulla që e ka udhëhequr në jetën e tij.
Se çfarë tha më shumë në lidhje me këtë, e mësoni duke klikuar në videon e mëposhtme.
BDI: A ishte vetura e zëvendësdrejtorit të Doganës
Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) ka kërkuar sqarime nga Ministria e Punëve të Brendshme lidhur me rrethanat e arrestimit në
Thellohet kriza politike në Kosovë, Bekim Sejdiu tërheq
Bekim Sejdiu është tërhequr nga kandidatura për president. Këtë e ka bërë të ditur vetë ai përmes një postimi në
Mexhiti: Vazhdojmë me përmirësimin e infrastrukturës në Sahat
Kryetari i Komunës së Çairit, Izet Mexhiti, sot ka qëndruar në lagjen Sahat Kullë, ku ka inspektuar nga afër punimet