Princ Leka zyrtarizon lidhjen me Blerta Celibashin, DailyMail i dedikon një artikull
AA
Princ Leka II ka bërë zyrtare lidhjen me të dashurën e tij të re, shtatë muaj pas ndarjes nga Elia Zaharia.
Ai prezantoi partneren e tij, Blerta Celibashin, në një darkë gala, event që kishte për synim forcimin e lidhjeve mes sipërmarrësve shqiptarë dhe amerikanë.
Princi publikoi një fotografi në llogarinë e tij në Instagram, teksa pozonte në krah të Celibashit.
Zyrtarizimi i lidhjes me fotografen, ka zgjuar vëmendjen edhe medieve të huaja, gjegjësisht DailyMail, i cili i dedikoi një artikull.
Princ Leka dhe Princesha Elia Zaharia, të cilët u martuan në vitin 2016, bënë të ditur ndarjen e tyre gjatë muajit janar, derisa theksuan se relacioni i tyre “kishte humbur funksionin”.
Çifti mbretëror kanë një vajzë së bashku, Princeshën Geraldinë, e cila është katër vjeçe.
Ndarja e Princit Leka dhe Princeshës Elia Zaharia ishte mjaft e komentuar.
Ndonëse tash e një kohë u përfol për lidhjen e re, Princi e zyrtarizoi lidhjen vetëm tani.
Aleanca për Shqiptarët konfirmon mbështetjen për Arkin Jahiun
Këshilli Organizativ i Aleancës për Shqiptarët, në mbledhjen e mbajtur në selinë e partisë në Tetovë, konfirmoi unanimisht mbështetjen e
BDI: A ishte vetura e zëvendësdrejtorit të Doganës
Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) ka kërkuar sqarime nga Ministria e Punëve të Brendshme lidhur me rrethanat e arrestimit në
Thellohet kriza politike në Kosovë, Bekim Sejdiu tërheq
Bekim Sejdiu është tërhequr nga kandidatura për president. Këtë e ka bërë të ditur vetë ai përmes një postimi në