Shtëpia e “Big Brother VIP” hap dyert në 13 janar, zbulohen opinionistët
AA
Pak ditë na ndajnë nga nisja e edicionit të tretë të “Big Brother VIP”, që në 13 janar ndez dritat e shtëpisë më të famshme në Shqipëri.
Teksa produksioni po merret me përgatitjet e fundit, kurioziteti i publikut për konkurrentët, moderatorin apo opinionistët është i madh.
Pak ditë më parë, nëpërmjet promos zyrtare, mësuam se prezantues i këtij edicioni do të jetë Ledion Liço. Ndërsa sot, produksioni i jep përgjigje një tjetër pyetjeje: cilët do të ulen në kollkukët e opinionistëve?
Për të tretin vit radhazi, ky pozicion i rëndësishëm i besohet themeluesit të fondacionit “Fundjave Ndryshe”, Arbër Hajdari.
Ndërsa krah tij, do të jetë deputetja Oriela Nebiaj. Ori, që u largua nga televizioni kur mori detyrën e ligjvënëses, rikthehet në një rol të ri, për të komentuar banorët dhe të gjitha ngjarjet e “Big Brother VIP 3”, që si gjithnjë, premton të mbajë mbërthyer para ekranit publikun mbarëshqiptar./TCH/
Mexhiti dhe Kasami: Lufta e UÇK-së ishte luftë
Bashkëkryetarët e VLEN-it, Izet Mexhiti dhe Bilall Kasami, kanë reaguar lidhur me procesin gjyqësor ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të
Gjorgievski: BRT-ja në fazën finale, tenderi pritet të
Kryetari i Qytetit të Shkupit, Orce Gjorgievski, njoftoi sonte në emisionin “Studio e Natës” se projekti për Transportin e Shpejtë
Aliti: Hashim Thaçi duhet të rikthehet si president
Ish-komandanti i UÇK-së, Rafis Aliti, i njohur si “Komandant Mësuesi”, ka shprehur besimin se ish-krerët e UÇK-së do të shpallen