Lejkers fitojnë derbin e Los Anxhelosit, Xhejms kthehet lider
Nuk kishte mënyrë më të mirë për të ndrëprerë serinë negative. Lejkers zgjedhin derbin e Los Anxheles për t’u kthyer te fitorja në NBA. LeBron Xhejms mori sërish rolin e liderit të munguar në ndeshjet e fundit, duke udhëhequr skuadrën e tij në suksesin 106-103 kundër Klipers. Për “mbretin” 25 pikë, ndërsa nië rëndësishme edhe dy shifrat dopjo të Antoni Dejvis me 22 pikë dhe 10 topa të kapur në tabelë.
Nga ana tjetër, asnjë prej yjeve të Klipers nuk arriti të bëjë diferencën: 22 pikë për Poll Xhorxh, 15 për Leonard dhe po aq për Harden. Në mbrëmjen e fundit të basketbollit amerikan u mund edhe Minnesota. Kryesuesit e Konferencës së Lindjes u dorëzuan përballë Dallas me rezultatin 115-108. Maveriks triumfuan falë dyshes Kajri Irving dhe Luka Donçiç, që shënuan së bashku 69 pikë: I pari 35 dhe slloveni 34.
Për Minesotwn nuk mjaftoi paraqitja e shkëlqyer e Eduards në rolin e shënuesit më të mirë të mbrëmjes me 36 pikë, megjithatë kjo disfatë nuk i heq “Ujqërve” vendin e parë në Lindje, por presioni i Denver tashmë është më I madh. Kampionët në fuqi të NBA fituan sërish, duke mundur Detroitin me diferencën e thellë 131-114. Vetëm 4 pikë për Jokiç, që gjithsesi ndihmoi Nagets me 16 asist. Njeriu i suksesit për Denverin ishte Xhamal Marej që shënoi 37 pikë në fitoren e 33-të për kampionët në fuqi të basketbollit amerikan në këtë sezon të rregullt të NBA.