
Dhuroi 4 asiste, Leart Paqarada në ekipin e javës në Bundesliga 2
Futbollisti i Kombëtares së Kosovës, Leart Paqarada është futur në formacionin e javës në Bundesliga 2.
Mbrojtësi i krahut regjistroi katër asiste për fanellën e Kolnit në vetëm një ndeshje.
Faqja e njohur e statistikave, Sofascore e ka futur në 11-shen më të mirë të javës futbollistin kosovar, duke e vlerësuar me notën 8.5.