Zhabari bëhet me fushë të re sportive, Peci vendos gurthemelin bashkë me ministrin Gashani
Kryetari i Mitrovicës, Faton Peci, bashkë me ministrin Gashani kanë vënë sot gurthemelin e fushës së re sportive në Zhabar, raporton Veriu.info.
Në ceremoninë e vendosjes së gurthemelit morën pjesë edhe Nënkryetari i komunës, Enis Osmani, si dhe drejtori për Kulturë, Rini dhe Sport, Gazmend Asllani.
Kryetari Faton Peci, ka potencuar se investimet infrastrukturore sportive në Komunën e Mitrovicës do të vazhdojnë edhe në lokacione të tjera.