Kampioni i Anglisë synon t’i rinovojë kontratën të paprekshmit të trajnerit Guardiola
Skuadra e Man. Sitit ka nisur nga puna për të rinovuar kontratën e portierit brazilian Ederson. Kontrata aktuale skadon në verën e vitit 2026, por po punohet për ta shtyrë atë edhe me një vit, deri në 2027-ën.
Ederson, 31 vjeç, luan që prej vitit 2017 me “qytettarët” dhe në total numëron 340 ndeshje zyrtare me këtë fanellë. Ai mbetet një nga të besuarit e trajnerit Pep Guardiola, me të cilin ka fituar gjithçka me Man. Sitin.
Për momentin palët janë ende në bisedime, por rinovimi i kontratës do të thotë që ai do të luajë për kampionët e Anglisë deri në moshën 34-vjeçare. Një portier që asnjëherë nuk ka zhgënjyer, duke u kthyer në idhull të tifozëve.