Iniesta njofton tërheqjen nga futbolli aktiv, më 8 tetor shpalos planet e reja
Andres Iniesta ka njoftuar pensionimin nga futbolli, në moshën 40 vjeçare. Siç raporton “Relevo”, futbollisti veteran tashmë ka marrë vendimin, ndonëse burime pranë futbollistit konfirmuan se më 8 tetor, ai do të zhvillojë një event në Barcelonë për të bërë të ditur planet e ardhshme.
Lojtari tërhiqet pas një karriere spektakolare me 38 tituj, 32 prej të cilëve me Barcelnën, 3 me Vissel Kobe dhe 3 me kombëtaren spanjolle. Me këtë të fundit ka fituar dy Kampionate Europiane dhe Botërorin 2010, ku ishte hero me golin e tij në finale kundër Holandës.
Lojtari nga La Mança e përfundon karrierën e tij në Emiratet Arabe, ku arriti të mbushte moshën 40-vjeçare, duke luajtur futboll.