Eminem do të bëhet gjysh, e zbulon lajmin në mënyrën më të bukur
AA
Reperi i famshëm, Eminem do të bëhet gjysh! Lajmin e ka bërë të ditur vetë artisti në videoklipin e këngës së re kushtuar vajzës së tij, Hailie Jade.
Në pamjet e këngës së titulluar “Temporary”, Eminem ka shfaqur momente me vajzën e tij ndër vite, duke përfshirë dhe martesën e saj me Evan McClintock në muajin Maj.
Mirëpo ajo që mori vëmendjen e të gjithëve ishte momenti i fundit në klip, ku vajza e tij i jep Eminemit një fanellë sportive ku shkruhet “Gjyshi” dhe numrin 1 të skalitur në anën e pasme teksa në duar mban ekon e bebit.
Pas publikimit të këngës, Jade konfirmoi shtatzëninë e saj në Instagram, duke ndarë një foto me bashkëshortin e saj së bashku me fjalët: “Mami dhe babi në 2025”.
Jade është vajza e vetme biologjike e Eminem, me ish-bashkëshorten e tij Kim Scott./tvklan.al
Zgjidhet dilema, kafsha e kapur në Kozle është
Pas kontrolleve dhe analizave të detajuara, është konfirmuar se kafsha e kapur dje në lagjen Kozle në Shkup është ujk
(VIDEO) Nga e enjtja deri të dielën mot
Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike njofton se nga dita e enjte deri të dielën moti në vend do të jetë jostabil,
(VIDEO) Bashkia Esenler e Stambollit do të ndriçojë
Autoritetet në Turqi kanë nisur procedurën për fillimin e projektit të ndriçimit dekorativ dhe arkitektonik për Urën historike të Gurit