Kosova me sy kah Haga, 48 orë nga vendimi për çlirimtarët
Dy ditë kanë mbetur deri te 16 shtatori, kur Gjykata Speciale do të shpall aktgjykimin ndaj ish-presidentit Hashim Thaçi, ish-kryeparlamentarëve Kadri Veseli e Jakup Krasniqi, si dhe ish-deputetit Rexhep Selimi.
Kosova po pret vetëm një verdikt, lirimin e tyre.
Të shtunën u mbajt Marshi i lirisë në Prishtinë ku morën pjesë mijëra persona në mbështetje të krerëve të UÇK-së që po mbahen në Hagë.
Kujtojmë se Policia e Kosovës ka reaguar ndaj raportimeve se vendi po “blindohet” në prag të vendimit të Gjykatës Speciale në Hagë më 16 shtator.
Policia ka thënë se planifikimi dhe ndërmarrja e masave të sigurisë në raste kur priten aktivitete apo grumbullime të mëdha të qytetarëve janë pjesë e procedurave të rregullta policore.