E dashura e Al Paçinos kapet mat duke dalë nga hoteli me komedianin 68-vjeçar
Noor Alfallah (30), e dashura e aktorit Al Paçino, u kap mat duke dalë nga hoteli Chateau Marmont në Los Angeles me komedianin Bill Maher (68).
Aktori i humorit dhe e dashura e Al Paçinos nuk u fshehën nga paparacët që i rrethuan teksa dilnin nga hoteli dhe hynë në makinën e Bill-it pas mesnatës së së dielës, transmeton Indeksonline.
Maher, i cili drejtonte makinën, ishte i veshur me një kostum gri, ndërsa Alfallah kishte veshur veshje të zeza dhe grim natyral. Deri tani, nuk është e qartë se çfarë po bënin të dy së bashku në hotel dhe të afërmit e tyre nuk ishin të disponueshëm për koment, shkruan Page Six.
