Zgjedhja e presidentit, Tahiri: Aleancës nuk i intereson çfarë marrëveshje ka ndodhur
Propozimi i Sejdiut ka ardhur si derivat i një marrëveshjeje politike ndërmjet LDK-së dhe Lëvzijes Vetëvendosje, e arritur një ditë më parë në mes liderëve dhe përfaqësuesve të dy partive politilke.
Ai ka përsëritur edhe ofertën 6-pikëshe, duke thënë se sot e kësaj dite nuk ka asnjë fjalë të vetme të shkruar apo të deklaruar prej subjektit politik që i ka fituar zgjedhjet për qëndrimin, kërkesat dhe pozicionin publik të Aleancës.
“Nuk na intereson absolutisht asgjë çfarë marrëveshje ka ndodhur, nuk na kanë pyetur as përpara, as mbrapa. Ju themi që është barrë e juaja politike. Aleanca qëndron mbi ato që i ka kontratë publike politike, 6 pikat e veta.”, ka shkruar Tahiri.